FOTO/ Pas ndarjes nga Melisa, Andi në një romancë të re, ja kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2024, 18:00
Andi Shehu është një nga djemtë i cili bëri shumë bujë në emisionin e dashurisë Për’puthen 2. Historia e tij me Tean rrëmbeu zemrat e publikut deri në momentin e ndarjes.
Andi ka qënë shumë i komentuar gjithashtu edhe për lidhjen që pati me Melisa Lleshin, vajzën flokëkuqe e cila për atë periudhë u konsiderua se po shkonte drejt zyrtarizimit. Por nuk kaloi shumë kohë dhe çifti u ndanë.
Në instagramin e tij, ai ka publikuar tanimë një foto me një vajzë, identiteti i së cilës mësohet se quhet Enki Nako ku ai shkruan: Dhuarata e ditëlindjes këtë vit.
Mesa duket dyshja janë të pandashëm nga njëri-tjetri.

