Qytetarët ankohen për çmimet/ Shqiptarët e Kosovës nuk i përballojnë pushimet në Shqipëri

Qytetarët në Kosovë thonë se nuk i përballojnë dot çmimet e bregdetit të Shqipërisë.

Ata ankohen për çmimet e larta, ndërsa thonë se çmimet në bregdet rriten në kohën kur kthehen emigrantët.

Çmimet në bregdetin shqiptar po dalin të jenë të papërballueshme për disa qytetarë  të Kosovës.

Disa të intervistuar nga Ekonomia Online, thonë se çmimet janë të larta me të ardhurat që i kanë.

Kurse Din Hoti ka thënë se për standartin e vendit tonë është shumë vështirë që të përballohen çmimet në sezonën e verës.

Qytetari  Ali Gjyrevci ka thënë se arsyeja e ngritjeve të çmimeve janë ardhja e mërgimtarëve.

Nuk këtë verë të nxehtë, qytetarët e Kosovës destenacionin për pushimet verorë e kanë bregdetet shqiptarë.