Vajza më e bukur shqiptare? Capital T pranon për herë të parë të vërtetën për Adrola Dushin
Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Capital T, ka qenë mbrëmjen e së dielës i ftuar në “Top Arena”. Fillimisht foli për koncertin e tij të radhës që do të mbahet më 16 gusht, “Time Capsule III – The Return”.
Por jo vetëm kaq, pasi moderatori Edi Manushi e ngacmoi Capital T duke e pyetur se ‘kush është vajza më e bukur shqiptare sipas tij’. Artisti i njohur nuk ngurroi që të thoshte emrin e saj.
“Ne si racë jemi shumë të bukur, ka femra jashtëzakonisht shumë të bukura. Atë se them vetëm unë, por e thotë krejt Shqiptaria që Adrola Dushi është një ndër vajzat më të bukura shqiptare”, u shpreh Capitali.
Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Adrola gjithashtu e ka konfirmuar në emisionin ‘S’e Luan Topi’ se është e dashuruar me “djalin më të bukur shqiptar”, por pa përmendur emër.
Nga ana tjetër, këngëtari tregoi edhe detaje nëse po planifikojnë një dasmë.
“Unë jam njeri shumë familjar, e shoh veten në një të ardhme të afërm me një fëmijë, por për dasmën nuk kemi datë të afërt, por është në planet e mia”, zbuloi Capital T.

