Parashikimi i yjeve, astrologia Shyle: Shumica e shenjave do të jenë të mirëpozicionuara...

Ditën e sotme në studion e lajmeve të "Ora News", ishte e ftuar astrologia, Denisa Shyle, e cila bëri parashikimin mujor të shenjave të horoskopit.

Dashi

Tema kryesore do të jenë ato të familjes, duke qenë se i përkon tek shtëpia e tij e katërt. Në këtë periudhë dhe mund të testohet përsa i përket këtyre temave sepse do të dalin në pah problemet që i ka lënë pas dore. Mund të kenë martesa, mund të ketë dhe persona që do të bëhen me fëmijë. Ndërkohë që me kalimin e diellit tek shenja e Luanit do të jenë më tepër kreativë, më të lëvizur dhe më të gjallëruar. Do të kuptojnë personat që kanë rreth e rrotull dhe veten e tyre. Mund të zgjerojnë dhe të heqin nga jeta e tyre persona që nuk iu shërbejnë më.

Demi

Mënyra e tyre e komunikimit do të jetë e butë gjatë ditëve të para të muajit. Kjo do të ndihmojë që të rregullojnë një marrëdhënie që mund të kenë prishur me vëllezërit dhe me motrat e tyre. Do të kenë një zgjerim shumë të madh përsa i përket shtëpisë së tyre dhe rrethit të ngushtë. Shtëpia e tyre do të ketë ndryshim më tepër gjatë pjesës së dytë të muajit, duke filluar nga data 11. Me kalimin e diellit tek shenjat e Luanit do të kenë ndikime të mëdha si për shtëpinë ashtu edhe për karrierën. Me karrierën ju këshilloj të jenë më pak të kujdesshëm në mënyrën se si komunikojnë sepse mund të marrin një ton pak më urdhërues seç duhet. Kemi një fazë shumë të gjatë për Demat që do të jenë pozitivë përsa i përket anës së tyre materiale, duke qenë se kemi Jupiterin tek Binjakët.

Binjakët

Jemi në një fazë që janë më mirë. Mund të kenë disa probleme dhe sfida përsa i përket karrierës së tyre. Nuk e dijnë ku qëndrojnë apo nëse janë të aftë në të vërtetë. Kjo do të jetë sfida, për të kuptuar aftësitë e tyre të vërteta. Disa prej tyre mund të ndrrojnë edhe profesion. Pjesa më e rëndësishme do të jetë ana e tyre materiale. Do të kenë një zhvillim të madh. Do të bëjnë punë kreative, por mund të jenë edhe pak më dramatik seç duhet. Me kalimin e diellit tek shenja e Luanit ata do të jenë më energjik, do të udhëtojnë shumë.

Gaforrja

Kjo është shenja më e ndërlikuar e muajit. Ndikim më të madh do të ketë filozofia e saj, sesi e percepton botën. Do të ketë një zgjerim. Mund të bëj studime të shumta. Besimi i saj mund të rigjenerohet. Ndryshimet më të mëdha do t'i ketë në shtëpi, duke qenë se është tema kryesore. Mund të martohen dhe të bëhen me fëmijë. Futen në një fazë harmonie në shtëpi. 

Luani

Për Luanin pjesa e parë e muajit mund të jetë pak e vështirë. Bota e tyre e brendshme mund të dali pak nga hijet, mund të përballen me gjëra që nuk kanë dashur të përballen. Do të ndryshojnë dinamikat që kanë me familjarët e tyre. Do të ndryshojnë shumë. Në pjesën e dytë të muajit do të ndihen më energjikë. Në dtën 21, marsi do të kalojë në shenjën e Binjakëve, do t'i ndihmojë ata të jenë më energjikë. Mund të shkojnë me pushime dhe të harxhojnë shumë. 

Virgjëresha

Ndikimin më i madh do të jetë për ata tek Saturni dhe Neptuni. Do të ndikojë më tepër mënyrën e komunikimit me partnerët e tyre dhe sesi perceptojnë lidhjen. Do të jenë në një fazë shërimi. Ndikimin më të madh do e kenë në shoqëri. Do futen në një fazë ku mund të gjejnë edhe dashurinë e jetës, e cila mund të vijë nga shoqëria. Në pjesën e dytë të muajit do të jetë pak më e izoluar sepse do të shoh anët e saj që kanë ngelur në errësirë.

Peshorja

Të kenë kujdes për shëndetin, sidomos gjatë korrikut. Mund të kenë problem me sistemin tretës. Ndikimin më të madh do e kenë në karrierë. Në këtë pikë do të kërkojnë me ngulm të marrin atë që meritojnë. Për që qenë më diplomatik. Do të jenë më të vendosur.

Akrepi

Ndikimin më të madh do e kenë përsa i përket filozofisë së tyre. Mund të marrin trajnime të shumta, mund të marrë kurse për gjuhë të huaja. Në këtë pikë, sidomos udhëheqësit të kenë kujdes me komunikimin me punonjësit e tyre.

Shigjetari

Ju këshilloj që të jenë më të kujdesshëm sepse mund të jenë më të hapur ndaj aksidenteve. Mund të kenë zhvillim material sidomos përsa i përket punëve të përbashkëta. Mund të dalin në udhëtime.

Bricjapi

Do të jenë më empatik me partneret. Mund të jenë më pak të përfshirë në aksidente, nga probleme me parnerët. Do të kenë një rritje nga ana materiale.

Ujori

Këshillohet të jenë të kujdesshëm me shëndetin. Mund të kenë zhvillime në tema familjare. Pjesën e dytë të muajit do të futen në faza romantike me partnerët.

Peshqit

Do të jenë pak si në ajër. Në përgjithësi do të jenë më pozitiv, ndërkohë që pjesën e dytë të muajit do të fokusohen më tepër tek shëndeti dhe tek rutina e përgjithshme.