Zhduket një vajzë në Lipjan, policia nis hetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2024, 10:23
Policia e Kosovës njofton se një vajzë është zhdukur në fshatin Konjuh të Lipjanit. Zhdukjen e vajzës e ka njoftuar babai në polici.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim.
