Zjarr në Pilur të Himarës, digjen disa hektarë me kullota e pemtari

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, të bashkisë së Himarës. Raportohet se deri më tani janë djegur dhe vijojnë të digjen disa hektarë me kullota e pemtari.

Ndërkohë në terren ndodhen zjarrfikësit e Himarës, ata po ndërhyjnë për të vënë situatën nën kontroll, por zjarri vazhdon përhapet.