Jeremy Renner “i frikësuar” për t’u kthyer në aktrim pasi u godit nga borëpastruesja e tij

Jeremy Renner nuk ka guxim të marrë role sfiduese pas aksidentit të tij gati fatal me borëpastruese 18 muaj më parë. Ai thotë se është gati fizikisht për t’u kthyer në skenë,  por  ka shumë frikë të aktrojë sërish.

Duke folur në podcastin Smartless, i cili organizohet nga aktorët Will Arnett, Jason Bateman dhe Sean Hayes, aktori i nominuar për Oscar tha se ka humbur besimin në vete.

Pas një viti rehabilitimi, i cili përfshinte shërimin e më shumë se 30 kockave të thyera dhe ringritjen në këmbë, Renner iu rikthye aktrimit në janar të këtij viti, për të filmuar sezonin e tretë të dramës së tij, Mayor of Kingstown.

Gjkatë podcastit, aktori 53-vjeçar u shpreh se Ende po përpiqet të jetojë në Realitet dhe se është një sfidë e madhe mendore për të për të kapërcyer atë prag.

Renner do të luajë së bashku me Daniel Craig në filmin e tretë të Rian Johnson Knives Out, Ëake Up Dead Man, i cili do të jetë roli i tij i parë në film që nga aksidenti.

Renner i bashkohet ekskluzivisht Whodunit të Johnson me Andrew Scott, Glenn Close, Kerry Washington, Josh Brolin, Josh O'Connor dhe Cailee Spaeny.