Mesazhi i Papa Françeskut: Trafikantët e drogës janë vrasës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2024, 09:41
“Ne nuk mund të injorojmë qëllimet dhe veprimet e liga të tregtarëve dhe trafikantëve të drogës – ata janë vrasës”.
Kështu u shpreh Papa Françesku në audiencën e përgjithshme kushtuar Ditës Botërore kundër Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit të Paligjshëm.
“Duke ditur shumë histori tragjike të narkomanëve dhe familjeve të tyre- shtoi Papa- jam i bindur se është moralisht e nevojshme t’i jepet fund prodhimit dhe trafikimit të këtyre substancave të rrezikshme”.