Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Bregun e Fildishtë, 24 të vdekur

Të paktën 24 persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në qytetin më të madh të Bregut të Fildishtë, Abidjan, pas një jave reshjesh rekord.

Autoritetet deklaruan se sasia e reshjeve ishte katër herë më e lartë se zakonisht në disa zona.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës shkaktuan gjithashtu dëme të mëdha në të gjithë qytetin në shtëpi dhe rrugë, tha Zyra Kombëtare për Mbrojtjen Civile të Bregut të Fildishtë.