Shqipëria e nis me vrull, por pëson gol, Ferran Torres kalon në avantazh iberikët
Shqipëria po ndeshet me Spanjën në ndeshjen e fundit të Grupit B, aty ku do të kërkojë fitoren dhe kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të një kampionati Europian.
Sylvinho i ka besuar 11-shes titullare që futi kundër Kroacisë, teksa ndryshimi i vetëm është Hysaj që zëvendësohet nga Balliu.
Sa i përket Spanjës, De La Fuente ka bërë një rotacion të ekipit të parë, pasi ka arritur të sigurojë kreun e Grupit B, teksa tashmë pret të mësojë kundërshtarin në fazën e 1/8-ave.
13′ GOL SPANJA 0-1/ Ferran Torres merr topin në zonë dhe me të majtën dërgon topin në shtyllë dhe në rrjetë.
12′ Merino provon me një gjuajtje me kokë, por Strakosha reagon siç duhet për të ruajtur portën e paprekur.
8′ Navas hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, por Ajeti largon topin dhe rrezikun.
1′ Nis sfida në Dyseldorf!
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.
SPANJA: Raya, Navas (C), Vivian, Laporte, Grimaldo, Zubimendi, Merino, F. Torres, D. Olmo, Oyarzabal, Joselu.
