Topi: Gripi i syrit në valën e tij më të madhe, e shoqëruar edhe me viroza

Mjeku okulist Rubin Topi në një intervistë në Ora News u shpreh se gripi i syrit është në valën e tij më të madhe, e shoqëruar edhe me viroza.

Topi: Në këtë moment që po flasim ka një valë, le të themi një rikthim të gripit të syve e cila tek ne si mjek okulist është e dukshme.

Pra ka një fluks të caktuar të pacientëve  që po paraqiten sërish pas asaj valës që është normale gjatë stinës së dimrit e cila natyrisht është e bashkëshoqëruar me virozat e stinës.

Faktikisht në momentin që ne i pyesim pacientët aktualë që a janë me virozë, shumica e pohojnë këtë.

Që do të thotë se në fakt virozat vazhdojnë.

Dhe e bashkëshoqruar me këto viroza natyrisht është edhe gripi i syve.