Në prag divorci, Meta i futet plazhit: Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, e duam dhe do ta mbrojmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2024, 20:34
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po shijon fundjavën në lumin Vjosa.
Me një mesazh në Facebook, Meta shprehet se Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë dhe do të mbrohet deri në fund.
Ilir Meta: Nga Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, ju uroj të gjithëve një mbrëmje relaksuese dhe të freskët!
Mirënjohje të gjithë aktivistëve, akademikëve e shkencëtarëve vendas dhe të huaj, 36 organizatave mjedisore, autoriteteve të BE, si dhe aktorit të jashtëzakonshëm Leonardo DiCaprio, për ndërkombëtarizimin e mbrojtjes së kësaj trashëgimie natyrore kombëtare dhe europiane nga projektet shkatërrimtare, korrupsioni, arroganca dhe marrëzia ‘rilindase’ që synonte ta tjetërsonte! E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË!
