VIDEO/ Gruaja e zhveshur dhunon shoferen, kjo e fundit e tërheq zvarrë me makinë në mes të autostradës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një autostradë në Dallas, ku një grua gjysmë e zhveshur filloi të dhunonte fizikisht drejtuesen e një automjeti.

Pamjet nga konflikti po qarkullojnë kudo në rrjet, por ajo që nuk pritej ishte fakti se shoferja që po dhunohej, në një moment shtyp pedalin e gazit duke tërhequr zvarrë agresoren.

Skena kaotike ende nuk është komentuar nga autoritetet amerikane, por deri më tani nuk raportohet për të lënduar.