VIDEO/ Kanguri sulmon vajzën 2-vjeçare në oborrin e banesës, shpëtohet mrekullisht nga babai i saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2024, 08:01
Babai i një vajze 2-vjeçare, e cila u sulmua nga një kangur në shtëpinë e familjes në Uellsin e Ri Jugor, po cilësohet si hero në Australi.
Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, shihet kanguri teksa sulmon fëmijën duke luajtur në kopshtin e shtëpisë dhe duke e hedhur në tokë.
“Kanguri mashkull sulmoi fëmijën tonë.
Fatmirësisht edhe fëmija kishte veshur rroba të trasha dhe ishim afër”, tha nëna e vajzës.
Siç shihet edhe në video, babai i fëmijës kur ka parë sulmin ka arritur ta largojë kangurin.
Sipas mediave lokale australiane, fëmija nuk është lënduar rëndë nga ky sulm i frikshëm.
