Ukraina riatdheson 600 fëmijë që ishin marrë ilegalisht nga Rusia. Kievi: Janë mbi 20 mijë

Ukraina ka riatdhesuar tashmë 600 fëmijë që ishin çuar ilegalisht në Rusi. Ndërkohë, ambasadori ukrainas në Holandë, Oleksandr Karasevych deklaron se ka mbi 20,000 incidente të tilla.

“Nëse shikojmë shkallën e krimeve të kryera, është e madhe: vetë rusët thonë se kanë deportuar 700,000 fëmijë nga territori ukrainas në territorin e tyre, por ne kemi të dhëna për rreth 20,000 raste të ngjashme dhe fatkeqësisht vetëm 600 fëmijë janë kthyer në shtëpi”, tha Karasevych.

Gjatë një fjalimi në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), ambasadori vuri në dukje se pas dëbimit në Rusi, të rinjtë ukrainas ndryshojnë shtetësinë dhe emrin e tyre dhe jepen për birësim nga familjet vendase. “Kjo largim i paligjshëm i fëmijëve, si dhe rusifikimi i fëmijëve tanë, është pjesë e një politike gjenocidale kundër popullit tonë”, theksoi Karasevych, raporton skynews.