Përveç Vietnamit, Putin do të vizitojë edhe Korenë e Veriut këtë javë

Presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë një vizitë në Korenë e Veriut të martën dhe të mërkurën, njoftoi Kremlini, një udhëtim i rrallë që nënvizon partneritetin në rritje të Moskës me shtetin e izoluar me armatim bërthamor.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i bëri një ftesë Putinit gjatë një vizite në Lindjen e Largët të Rusisë shtatorin e kaluar.

Putini e vizitoi Phenianin për herë të fundit në korrik të vitit 2000.

“Me ftesë të Kryetarit të Çështjeve të Shtetit të DPRK-së, Kim Jong Un, Vladimir Putin do të bëjë një vizitë shtetërore miqësore në Republikën Popullore Demokratike të Koresë më 18-19 qershor”, njoftoi Kremlini.

Po ashtu, Putini do të vizitojë edhe Vietnamin më 19-20 qershor, tha Kremlini.

Të dyja vizitat ishin pritur, megjithëse datat nuk ishin shpallur më parë.

Rusia ka bërë të pamundurën për të bërë publike rilindjen e marrëdhënieve të saj me Korenë e Veriut që nga fillimi i luftës në Ukrainë, duke ndezur alarmin midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në Evropë dhe Azi.

Uashingtoni thotë se Koreja e Veriut i ka furnizuar Rusisë me armë për ta ndihmuar atë të luftojë në Ukrainë, megjithëse Pheniani e ka mohuar vazhdimisht këtë.