Mori çelësin e qytetit të New Yorkut një vit më parë, Diddy Combs rikthen çmimin me kërkesë të kryebashkiakut
Reperi famkeq Sean Diddy Combs ka kthyer çelësin e tij simbolik të qytetit të New Yorkut pasi kryebashkiaku Eric Adams bëri të ditur se komuniteti nuk ishte dakord që ai ta mbante. Combs iu kërkua të kthente çelësin pas videos virale ku dhunon ish-të dashurën, sipas një letre të 4 qershorit që Adams i dërgoi reperit.
Në letër, Adams shkruante se ishte thellësisht i shqetësuar nga videoja.
“I dënoj fuqishëm këto veprime dhe solidarizohem me të gjithë të mbijetuarit e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore” thuhej në letër.
Letra shton: Pas diskutimeve të brendshme, komiteti "Çelësi i qytetit të Nju Jorkut" rekomandoi anulimin e çelësit të z.Combs.
Combs më parë kërkoi falje për veprimet e tij në video. Çmimi është një simbol i njohjes dhe mirënjohjes qytetare të rezervuar për individët, shërbimi i të cilëve ndaj publikut dhe të mirës së përbashkët ngrihet në nivelin më të lartë të arritjeve.
Çelësi iu kthye qytetit nga reperi më 10 qershor, sipas Bashkisë. Combs është përmendur në tetë padi civile që nga nëntori ku shtatë prej të cilave e akuzojnë drejtpërdrejt për ngacmim seksual.
