Pas lindjes së dy djemve, Rihanna pozon nudo për revistën 'Perfect'

Rihanna ka pozuar gjysmë nudo për një set të ri fotografik nga Rafael Pavarotti.

36-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve ishte e mbështjellë me një fustan me shkëlqim për numrin 6.5 të revistës “Perfect” në fotot e publikuara të premten.

Pas lindjes së dy djemve, Rihanna pozon nudo për revistën

Këngëtarja nuk ka publikuar një album që nga “Anti” e vitit 2016 dhe, në vend të kësaj, e ka zhvendosur fokusin e saj në ndërtimin e perandorisë së saj të bukurisë miliarda dollarëshe.

Ajo i irritoi fansat në fillim të kësaj jave duke njoftuar se së shpejti do të lançojë linjën e saj të flokëve, ndërsa njëra shkroi në Twitter: “Ti po publikon gjithçka përveç albumit”.