FOTO/ Bradley Cooper habit me look-un e ri

Aktori i njohur Bradley Cooper është shfaqur me një look të ri dhe ndryshe duke tërhequr vëmendjen. Të hënën aktori i nominuar për Oscar u pa në Nju Jork me një mjekër të pazakontë.

Pamja e veçantë e Cooper shfaqte një boshllëk të madh në zonën e mjekrës. Regjisori i 'A Star is Born' kishte hequr komplet mjekrën në pjesën poshtë buzës, duke i lënë të paprekura faqet, mustaqet dhe anësoret.

Paraqitja e fundit e Cooper ngre pyetjen nëse kjo zgjedhje në paraqitjen e tij është për ndonjë rol në një film të ri apo thjesht një stil i momentit. Në disa foto, aktori dhe regjisori ishte me vajzën e tij 7-vjeçare, Leah, duke shëtitur nëpër Nju Jork. 

FOTO/  Bradley Cooper habit me look-un e ri