VIDEO/ "Të ka marr malli?"- Meritoni ironizon Donaldin në sy të Borës: Si e kemi atë? I ka kaluar…

Ish-banori i edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Meriton Mjekiqi, ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Cherry on Top”. Moderatori i njohur foli për jetën personale dhe atë profesionale.

E gjithashtu Meritoni nuk la pa komentuar edhe disa deklarata që u thanë teksa ai ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mjekiqi ironizoi një deklaratë të Donald Veshajt, por nuk u la pa përgjigje nga Bora Zemani, partnerja e aktorit të njohur.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: E kaloi Donaldi? Pashë në disa intervista që ishte i mërzitur?

Bora: Të kishte marrë malli më duket për Donaldin. Sa dole e pe në TV.

Kujtojmë se Donaldi komentoi debatin e vëllait të tij Romeo me Meritonin dhe Liamin, që ndodhi brenda BBV3 ku u sulmua Heidi Baci dhe familjarët nga jashtë.

“Paska ardhur koha e ‘burrave’ o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark po me familjen e këtij pse këta trimat? Këta ‘burrat’ këtë quajnë lojë të fortë me përmendje njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krah. Kjo na qenka trimëria, o trima?”, ishte reagimi i Donaldit.