Tronditet Kopenhaga/ Kryeministrja daneze dhunohet në shesh, arrestohet agresori

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen ka mbetur e “tronditur” pasi u sulmua në rrugë në Kopenhagë.

Lajmi bëhet me dije nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, e cila sqaron se sulmi ndodhi në një shesh në qendër të qytetit ku një burrë iu afrua dhe e goditi. Ndërkaq mësohet se agresori është arrestuar.

“Kryeministrja Mette Frederiksen u rrah të premten në mbrëmje në Kultorvet në Kopenhagë nga një burrë i cili u arrestua më pas. Kryeministri është i tronditur nga incidenti”, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë pa dhënë detaje të mëtejshme.

Policia tha se kishte arrestuar një burrë dhe po hetonte incidentin, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

“Ajo dukej pak e stresuar”, i tha “Reuters”-it Soren Kjergaard, i cili punon si barist në shesh, pasi pa kryeministrin të përcillej nga vendngjarja.

Sulmi vjen dy ditë përpara se Danimarka të votojë në zgjedhjet për BE.

Ministri danez i Mjedisit Magnus Heunicke tha në X: “Mette është natyrshëm i tronditur nga sulmi. Më duhet të them se ai na trondit të gjithë ne që jemi afër saj”.

Ndërkaq të menjëhershme kanë qenë reagimet e ndërkombëtarëve.

Shefi i BE-së Charles Michel dhe presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola e quajtën sulmin "të tmerrshëm".

Shefi i BE-së Charles Michel tha në X se ai ishte i indinjuar. “Unë e dënoj fuqishëm këtë akt frikacak agresioni”, tha ai.