Ku është Beyonce?/ Këngëtarja "zhduket" nga syri i publikut, shkak Diddy?

Industria e muzikës ka vënë alarmin lidhur me zhdukjen e pashpjegueshme të këngëtares Beyonce nga syri i publikut. Me albumin e saj "Cowboy Carter" i cili shkaktoi zhurmë të madhe pak muaj më parë, po vihet re së fundmi mungesa e saj në media apo në publik.

Mediat e huaja aludojnë se kjo zhdukje mund të jetë për shkak se ajo dhe bashkëshorti Jay-Z janë nervozë për lidhjen tyre me autorin e skandalit të madh të abuzimit seksual reperin Diddy.

“Kjo supozohej të ishte koha e Beyonce-s, me albumin e saj të shumëpritur country, që doli vetëm dy muaj më parë. E megjithatë, ajo nuk shihet askund. Albumi po merr të tatpjetën dhe Jay dhe Bey nuk po qëndrojnë në qendër të vëmendjes" tha një burim i afërt i çiftit.

Burimi shtoi se ndërsa albumi mahnitës i cili përfshin këngë me Dolly Parton, Willie Nelson dhe Miley Cyrus, është larg dështimit: Padyshim që nuk është ajo që të gjithë menduan se do të ishte. Diçka po ndodh. Doli me zhurmë, nr. 1 kudo. Tani ajo është zhdukur.

Reperi i "Blueprint" dhe Diddy kanë qenë të afërt për dekada, megjithëse nuk ka asgjë që lidh Jay apo Beyonce me hetimin apo ndonjë sjellje të papërshtatshme.