Do bëhet nënë për herë të parë, dalin PAMJE nga ‘babyshower’ i Mikela Pupës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 20:14
Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania” Mikela Pupa do të bëhet nënë për herë të parë. Ishte një foto e saj krah Efit ajo që nxiti aludimet, pasi komentet u tejmbushën me urime për pritjen e ëmbël.
Sot Mikela organizon “babyshower” dhe pjesë e saj janë mikeshat e saj, disa të njohura për publikun. Një prej tyre, Lediona Xheladinaj, ka ndarë disa pamje në “instastory”.
Ajo ka postuar një foto krah Mikelës, e cila shfaqet e veshur me të bardha dhe në pah bie barku i saj i rrumbullakosur.

