Bota me sytë në Rafah, Çika: Moment shumë i vështirë, nga Izraeli nuk ka një tërheqje

Ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Emilio Çika në një intervistë në Ora News u shpreh se situata në Gaza është e vështirë pasi nga Izraeli nuk ka një tërheqje.

Çika: Momenti është shumë i vështirë duke pasur parasysh se nga Izraeli nuk ka një tërheqje.

Ose të paktën nuk ka një vullnet të hapur politik për të patur një armëpushim dhe një marrëveshje mdisi palëve.

Kemi një presion të shtuar duhet thënë, qoftë nga vendet e rëndësishme të BE-së, qoftë edhe nga presioni i vazhdueshëm i SHBA-së që do thosha që është edhe aktori kryesor që mund të bëjë një presion real kundrejt Izraelit.

SHBA është përpjekur që të mbajë një balancë të hollë ndërmjet asaj që është mbështetja ndaj Izraelit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër ndikimi që mund të ketë kundrejt Izraelit për të mos patur një avancim ushtarak.