Ja si e zgjon Romeo nga gjumi Heidin, ish-banorja publikon VIDEO nga dhoma e gjumit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2024, 16:35
Heidi Baci dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund aludimeve se nuk janë më bashkë. Ka qenë Heidi ajo e cila përmes një postimi në Instagram, ka ndarë momente nda dhoma e tyre e gjumit, teksa Romeo i bie pianos.
“Je shumë i mirë! E bërë shumë mirë”, dëgjohet t’i thotë ajo Romeos, ndërsa ky i fundit i thotë:
“E bëra keq, do e bëj edhe njëherë”.
Kujtojmë që Romeo nuk u shfaq në Post ‘Big Brother VIP’ dhe as në ‘After Party’.
Ai la shtëpinë në një nominim kokë më kokë me fituesen e këtij edicioni, Egla Ceno, duke humbur mundësinë për të qenë në podin e fundit dhe më pas për ta fituar.
