Incidenti/ Aeroplani ushtarak rrëzohet në afërsi të aeroportit në New Mexico

Një incident ajror është regjistruar në New Mexico. Një aeroplan ushtarak është rrëzuar në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Albuquerque. Mësohet se në bordin e aeroplanit ishte një pilot, i cili ka përfunduar i plagosur në spital.

Mbetet e paqartë nga cili aeroport ishte ngritur në ajër aeroplani, kurse disa media raportojnë se bëhet fjalë për një aeroplan F-35 që u përplas.

Autoritetet akoma nuk kanë zbuluar shkakun e rrëzimit, ndërsa dëshmitarët thonë se kishte patur probleme në fluturim pasi ishte ngritur në ajër.

Incidenti/ Aeroplani ushtarak rrëzohet në afërsi të