Toni Kroos: Nëse do të fitoja finalen e Championsit, do të isha me fat!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 14:29
Toni Kroos ka dhënë së fundmi një intervistë, ku foli si fillim për ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu” si dhe emocionet e përshëndetjes me tifozët e “Los Blancos”.
“Jam shumë mirë, ishte një natë e paharrueshme për mua dhe për të gjithë familjen time, nuk e prisja gjithë këtë përkëdhelje, por shfrytëzova të gjitha këto momente të veçanta nga tifozët dhe ekipi. Nuk mund të kërkoja më shumë.
Fitorja në Champions do të ishte e rëndësishme, jo aq për rekord, por unë do të isha me fat nëse do ta fitoja sërish këtë trofe. E dimë se do të jetë e vështirë, por ne dimë si t’i fitojmë këto ndeshje dhe shpresojmë që të jemi në gjendje ta dëshmojmë këtë në fushë”, u shpreh “ylli” gjerman.

