"Tërbove demin, jo më Romeon"/ Erjola vihet në siklet nga kolegu i saj, ja si përgjigjet ajo
Mbrëmjen e djeshme në finalen e BBVip yjet e shtëpisë më të famshme kanë shkëlqyer me veshjet e tyre.
Një nga vajzat e cila tërhoqi shumë vëmendje ishte dhe Erjola Doçi e cila kishte veshur një fustan me tyl të qëndisur i cili ekspozonte më shumë pjesën e gjoksit dhe i çarë në këmbë.
Moderatorja dukej shumë seksi me fustanin e saj dhe është vënë në siklet edhe nga miku i saj gazetari Ronaldo Sharka i cili është edhe koleg me moderatoren.
Gazetari ka intervistuar pjesmarrësit e këtij edicioni të BBV dhe një ndër to edhe kolegen e tij.
Ai e ka pyetur se përse ka zgjedhur një fustan e tillë të kuq dhe moderatoja është përgjigjur “e kuqe tërbuese”.
Ndërkohë miku i saj e ka vënë në siklet duke i thënë një koment pikant në lidhje me finalistin Romeo Veshajn.
“Tërbove demin, jo më Romeon, domethënë jo më njerëzit vërdallë” i tha Ronaldo mikes së tij, duke e korrigjuar si lapsus, edhe pse kjo e fundit e ka pasuar me të qeshur.
Kujtojmë që Erjola dhe Romeo janë ngacmuar edhe nga banorët e shtëpisë së BBV për një kimi mes tyre derisa Graciano deklaroi se Romeo i ka shkruajtur kur ishin jashtë formatit por Erjola e ka lënë “seen”.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo Sharka: Po më thuaj pak pse je veshur kështu sonte ti?
Erjola Doçi: Po se di e kuqe tërbuese.
Ronaldo Sharka: Tërbove demin, jo më Romeon, domethënë jo më njerëzit vërdallë.
Erjola Doçi: Mirë, gafat e tua gjoja lapsus. Po të ta fusë kolegu në intervistë, nuk më ka ndodhur ndonjëherë.
Ronaldo Sharka: Ishte lapsus.
Erjola Doçi: E kuqja është në ngjyrë që më personifikon.

