"Pas asaj fatkeqësie..."/ Juli takon më në fund nënën e tij pas 133 ditësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2024, 23:47
Surprizë e veçantë për Julian Dedën në natën finale të Big Brother VIP3.
Finalisti është suprizuar nga familjarët dhe miqtë e tij në skenën ku ai nisi karrierën, Portokalli.
Por surpriza nuk ishte me kaq, ka qenë gjithashtu edhe nëna e tij që i ka ardhur në studio për të takuar djalin e saj pas 133 ditësh i izoluar.
“Pas asaj fatkeqësie që na ka ndodhur, ti na ke bërë shumë krenarë dhe mua dhe babain tënd”, shprehet Roza Deda.
