PENDA MË E SHTRENJTË NË BOTË/ U shit në ankand për rreth 50 mijë dollarë, i përket zogut Huia

Penda e një zogu, që tashmë konsiderohet I zhdukur, ka arritur në ankand vlerën prej afro 50 mijë dollarësh në Zelandën e re, duke u vlerëesuar si më e shtrenjta në botë. E drejta për ta blerë ishte vetëm e koleksionistëve me licencë ndërsa pronari i ri nuk mund ta nxjerrë nga vendi pa leje nga ministria e Kulturës

Kjo është penda më e shtrenjtë në bote… Ajo i përket zogut Huia të Zelandës së Re, tashmë një specie e zhdukur dhe është shitur në ankand për 46 mijë e 521 dollarë.

Penda, që fillimisht pritej të shkonte deri në 3 mijë dollarë, theu rekordin e mëparshëm nga I njëjti shpend me 450%.

Zogu Huia ishte i shenjtë për popullin Maori. Puplat e tyre shpesh mbaheshin si në kokë nga liderët e fisit dhe familjet e tyre dhe gjithashtu dhuroheshin ose tregtoheshin.

Shpendi u pa për herë të fundit në vitin 1907, dhe tashmë konsiderohet specie e zhdukur.

Ai ishte një zog këngëtar i vogël në Zelandën e Re dhe ishte i njohur për aftësitë e tij të kërcimit dhe pendën e bukur, e cila dallohet për majën e bardhë përgjatë skajit.

Shtëpia e ankandit deklaroi se penda ishte në gjendje shumë të mirë, e padëmtuar nga insektet dhe ka ende shkëlqimin e dallueshëm.

Vetëm koleksionistët që kishin licencë në sistem u lejuan ta blinin dhe nuk mund të largohen nga vendi pa leje nga Ministria e Kulturës dhe Trashëgimisë.

Në të kaluarën, pendët huia ishin një shenjë statusi për njerëzit Maori. Tashmë një zog i rrallë para ardhjes së evropianëve, specia u bë një objektiv për koleksionistët dhe tregtarët e modës pasi fitoi popullaritet në mesin e atyre që erdhën në Zelandën e Re, gjë që çoi në zhdukjen e tij, sipas Muzeut të vendit.

PENDA MË E SHTRENJTË NË BOTË/ U shit në ankand për