Zelensky: Trupat ukrainase po bëjnë përparim në verilindje, por situata ngelet e vështirë në…

Trupat ukrainase që luftojnë Rusinë në rajonin verilindor të Kharkivit po bëjnë përparim “të prekshëm”, por situata në zona të tjera të vijës së frontit është e vështirë.

Kështu tha presidenti Volodymyr Zelensky. “Në rajonin e Kharkiv, forcat tona po shkatërrojnë pushtuesin, rezultatet janë të prekshme”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Megjithatë ai paralajmëroi se situata në frontin lindor pranë qyteteve Pokrovsk, Kramatorsk dhe Kurakhove mbetet “jashtëzakonisht e vështirë në këtë kohë. Shumica e betejave po zhvillohen atje tani”, tha ai.