E përlotur, Fjoralba flet për të ëmën e ndjerë: Kraharori më i ngrohtë për cilindo fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2024, 22:52
Fjoralba Ponari është përlotur mbrëmjen e djeshme pas takimit emocionues që Çiljeta pati me të ëmën në Ferma Vip.
“Nëna ky burim i pashtershëm force dhe dashurie. Kraharori më i ngrohtë për cilindo fëmijë që gjen forcë kur mbështet kokën”, dëgjohet të thotë mes lotësh Fjoralba.
Kjo nuk është hera e parë që Fjoralba përlotet në studio live, sidomos kur flitet për nënën.
Kujtojmë se moderatorja para dy vitesh humbi nënën e saj në moshën 54 vjeçare.

