Ish-zv.trajneri i Vllaznisë, Livoreka: Ekipin e morëm në vendin e 7-të dhe e sollëm në të dytin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2024, 18:54
Bashkim Livoreka i ftuar në emisionin Sport Focus flet për largimin nga Vllaznia si dhe ecurinë e këtij ekipi me trajnerin e ri Brdaric.
Ish zëvëndës trajneri i Vllaznisë, Livoreka: E pamë ndeshjen me Egnatian, ishte i njëjti formacion dhe skemë e jona por trajneri duhet të kishte bërë dicka më shumë në vendosje.
Vllazninë e morëm në vendin e 7 dhe e sollëm në të dytin dhe kjo është meritë e lojtarëve të cilët nuk vlerësoheshin, nuk ja dinin vlerën vetes.
Megjithatë ne lajmin e largimit e kemi marr vesh papritur, jemi shokuar por e kemi pranuar vendimin e drejtuesëve të Vllaznisë, nuk kemi asnjë kontakt me to.
Përsa i përket sezonit të ri kemi marrr disa oferta me Qatipin nga Shqipëria dhe jashtë por do të shohim tani.
