Cardi B habit me deklaratën e saj: Karriera vjen para fëmijëve...

Reperja e njohur Cardi B ka treguar gjithçka në një intervistë të re dhe ka konfirmuar se karriera është gjëja më e rëndësishme për të, madje edhe më e rëndësishme se fëmijët e saj. Reperja 31-vjeçare pozoi për kopertinën e Rolling Stone këtë muaj dhe tha se ishte në qendër të dramës me bashkëshortin dhe babanë e fëmijëve të saj, Offset.

Ajo preku sfidat me të cilat u përball çifti i famshëm teksa qëndruan në sy të publikut.

"Ne jemi nga dy botë të ndryshme. Ndonjëherë nuk mund të jem ... jo se nuk mund të jem grua. Është sikur karriera ime të merr jetën. E dini çfarë po them? Karriera ime vjen e para, pastaj fëmijët e mi vijnë në vend të dytë.” tha reperja.

Cardi dhe Offset kanë dy fëmijë, Kulture, 5 vjeç dhe Wave, 2, të cilët Cardi pranoi hapur se jan në plan të dytë pasi karriera nuk e lejon të jetë aq e lirë. Cardi dhe Offset u martuan në vitin 2017 në një ceremoni private në shtëpi ku të dy veshën pantallona sportive.

Dy vitet e ardhshme të marrëdhënies së tyre ishin të vështira, me Offset që mashtroi dhe tradhëtoi Cardin.