Pas publikimit të pamjeve ku dhunonte Cassie-n, Diddy kërkon publikisht falje përmes një videoje

Sean “Diddy” Combs ka kërkuar falje për sulmin ndaj ish-të dashurës së tij Cassandra “Cassie” Ventura pasi një video e vitit 2016, e siguruar nga kamerat e sigurisë së një hoteli tregoi se ai e shkelmonte dhe e shtynte partneren e asokohe në korridorin e hotelit.

Në videon e postuar në faqen e tij në Instagram, reperi tha se mori përgjegjësinë e plotë për veprimet e tij “të pafalshme” në klipin e publikuar nga CNN në fillim të kësaj jave.

“Isha i neveritur kur e bëra. Jam i neveritur tani”, tha ai në deklaratën e tij. “Shkova dhe kërkova ndihmë profesionale. Unë shkova në terapi, shkova në rehabilitim. Më duhej t’i kërkoja Zotit mëshirën dhe hirin e tij. Më vjen shumë keq.”

Ai shtoi se u përkushtua për të qenë një njeri më i mirë çdo ditë.

Por avokatët e këngëtares, modeles dhe aktores, Cassie Ventura thanë për CBS News se deklarata e re e Diddy-t ishte “më shumë për veten e tij sesa për shumë njerëz që ai ka lënduar”.

“Kur Cassie dhe shumë gra të tjera dolën hapur, ai mohoi gjithçka dhe sugjeroi që viktimat e tij po kërkonin të fitonin para,” tha avokatja Meredith Firetog. “Që ai u detyrua të ‘kërkonte falje’vetëm pasi mohimet e tij të përsëritura u vërtetuan të rreme, tregon dëshpërimin e tij patetik dhe askush nuk do të ndikohet nga fjalët e tij të pasinqerta.”

Pamjet e publikuara nga CNN treguan Diddy-n duke e shtyrë Cassie-n në dysheme dhe duke e shkelmuar atë ndërsa ajo ra në tokë. Ai më vonë tentonte ta tërhiqte zvarrë nga këmisha, përpara se t’i hedhë një objekt.

Zyra e Prokurorit të Rrethit të Los Anxhelosit tha të premten se sulmi i supozuar i kapur në video mund të jetë shumë i vjetër për t’u ndjekur penalisht.

Dyshja kishin nisur një lidhje kur ajo ishte 19 vjeç dhe ai 37. Nëntorin e kaluar, Ventura zgjidhi një padi të ngritur më parë kundër Diddy-t, në të cilën ajo e akuzoi atë për përdhunim dhe trafikim seksual për mbi një dekadë. Avokati i Diddy-t, Benjamin Brafman, tha në atë kohë se marrëveshja nuk ishte “në asnjë mënyrë një pranim i keqbërjes”.

Që atëherë, disa gra të tjera kanë ngritur padi duke e akuzuar reperin për abuzim seksual dhe fizik. Shtëpitë e tij në Los Angeles dhe Miami, Florida, u bastisën muajin e kaluar si pjesë e një hetimi federal për trafikimin e qenieve njerëzore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by LOVE (@diddy)