Strategjia e KLGJ për uljen e stokut të dosjeve deri në 2027-ën, Manja: Drejtësia e re po vepron

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha sot se strategjia e re e hartuar nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit për uljen e dosjeve të mbetura stok në Gjykata, është tregues i faktit se drejtësia e re dhe e pavarur po vepron.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar nga KLGJ, ku u prezantua strategjia e re e KLGJ për uljen e dosjeve të prapambetura nëpër gjykata 2024-2027, tha se KLGJ është qeveria e drejtësisë së pavarur dhe ndërmarrja e një strategjie të kësaj natyre, është tregues dhe fakton se sistemi i ri i drejtësisë po vepron. Manja tha se kjo strategji bën bashkë institucionet e drejtësisë në dobi të qytetarëve.

Sipas tij, “strategjia që prezantohet sot hyn drejt e në zemër të problematikës, që është stoku i dosjeve të pagjykuara. Pse u krijua stoku, tashmë dihet. Kjo nuk ka ndihmon dot më sot, 6 vjet pas zbatimit të reformës në drejtësi”, tha Manja.

“Ndihem mirë që vetë KLGJ na bëri sot bashkë të gjithëve, që të marrim përgjegjësitë që na takojnë, për qytetarët që presim që çështjet e tyre të gjykohen. Një sistem drejtësie që propozon zgjidhje, perceptohet nga publiku si një sistem drejtësie në veprim”, u shpreh Manja.

“Ofrimi i kësaj strategjie nga vetë KLGJ, është një lajm i mirë për profesionistët e ligjit dhe për qytetarët. Do ta vija theksin te rëndësia që dokument ka për ecurinë e integrimit të Shqipërisë, por edhe siç e thashë më parë, për qytetarët”, theksoi ai.

Strategjia e re e hartuar nga KLGJ bën bashkë të gjitha institucionet e drejtësisë dhe ka si qëllim që ti japi zgjidhje dosjeve të prapambetura, të cilat ende nuk janë gjykuar nga togat e zeza. Strategjia parashikon që stoku i dosjeve të shqyrtohet përfundoi brenda vitit 2027.

MË POSHTË KONFERENCA E PLOTË: