FOTO/ Mozzik zbulon çfarë po ndodh me të: Shpirti jem ka fol më së shumti...
Reperi i njohur kosovar, Mozzik ka bërë publik coverin e albumit të tij më të ri që do të publikohet këtë vit.
Ai ka bërë të ditur se pjesë e këtij albumi do të jenë 20 këngë, e që secila do të jetë ndryshe nga tjetra.
Mozzik ka thënë se ky album i ka marrë shumë kohë por që ia ka vlejtur.
"1 vit punë intensive qe realisht ka qenë e lodhshme shumë , më ka marrë kohë shumë por ia ka vlejtë qdo ditë e natë.
Energjia ime ka folë më së shumti këtë herë , shpirti jem ka folë më shumti këtu , truni jem ka pëshpëritë më shumti këtë herë.
Emocion,dhimbje,mërzi,gëzim e dashuri e një mix emocionesh janë derdhur në këtë album .
Plot 20 këngë e ku secila është perlë në vete , secila është ndryshe nga tjetra .
Ky është coveri , datën e lansimit dhe listën e këngëve do e zbulojmë në ditët në vijim .
E normal normal që ka me pas surpriza e gjëra që nuk jan bërë asnjëherë më parë", ka shkruar reperi.


