Të paktën 20 viktima prej sulmit izraelit në kampin e refugjatëve në Gaza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2024, 12:04
Një sulm ajror izraelit që vrau 20 njerëz mbrëmë shënjestroi gabimisht kampin e refugjatëve Nuseirat, në qendër të Rripit të Gazës raportoi spitali Al-Aqsa.
“Ne morëm njëzet të vdekur dhe disa të plagosur pasi një sulm ajror izraelit shënjestroi një shtëpi që i përket familjes Hassan në kampin Nouseirat”, theksoi spitali në një deklaratë.
Sipas disa dëshmitarëve okularë, sulmi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ushtria izraelite tha se po verifikonte këtë informacion.