Mbyllet përkohësisht aeroporti i Bolonjës për motive sigurie

Aeroporti i Bolonjës në Itali është mbyllur përkohësisht pak pas orës 16:00 të së hënës.

Media italiane kanë bërë të ditur se vendimi është marrë për arsye sigurie, pasi në një valixhe është gjetur një pistoletë.

Të paktën tre avionë, të cilët vinin nga Brindizi, Brukseli dhe Stokholmi, janë devijuar në aeroporte të tjera.