Arrestohet vëllai i presidentes së Perusë dhe avokati i saj
Autoritetet peruane arrestuan të premte vëllain e Presidentes Dina Boluarte dhe avokatin e saj, një ditë pasi qeveria shpërndau një njësi policore që po ndihmonte prokurorët të hetonin rrethin e ngushtë të presidentit.
Siç raportohet nga Associated Press, vëllai i madh i Presidentes, Nicanor Boluarte dyshohet se punon për të rekrutuar zyrtarë qeveritarë për të monitoruar konfliktet sociale në zona të largëta në këmbim të parave dhe për të mbledhur nënshkrime për të regjistruar një parti politike.
Gjithashtu arrestimi i tyre rrit presionin ndaj presidentes së Perusë, e cila mori detyrën në dhjetor 2022 për të zëvendësuar Pedro Castillo. Castillo, i cili u hoq nga parlamenti, ndodhet në burg pasi po hetohet për korrupsion dhe rebelim.
Urdhri miratoi gjithashtu kërkesën e prokurorëve për t'i mbajtur të dy burrat të pa komunikuar për 10 ditë, një manovër ligjore që autoritetet zakonisht e rezervojnë për rastet që ata i konsiderojnë shumë serioze.
Po ashtu Prokurorët akuzojnë Castaneda se ka penguar hetimin ndaj 64-vjeçarit Boluarte duke ofruar disa përfitime për anëtarët e një njësie policore që u shpërbë, që ishte e fokusuar në hetimet tatimore.
"Unë jam i pafajshëm," u tha gazetarëve Nicanor Boluarte teksa doli nga shtëpia e tij i prangosur.
