"E ke marr dhuratë finalen"- Juli "thumbon" përsëri produksionin për Romeon, ja si reagon Ledjoni

Gjatë diskutimit të debatit mes Heglës dhe Julit, Romeo ka ndërhyrë në bisedë.

Kjo gjë bëri që Juli të nervozohet dhe i kthehet keq banorit.

Juli: O Romeo do të jesh protagonist me zor. E ke marr dhuratë finalen.

Romeo: Ore ma keni shpif me këtë

Ledjoni: E ke marr dhuratë finalen... Për finalen ka votuar publiku, ai që do votoj edhe për ty. Zgjedhja e Eglës ishte që të vinte dy para publikut. Ajo bëri një zgjedhje. Cili është thelbi? 

Juli: Argumenti që ka dhënë Egla ishte në qoftë se do të eliminohej ndonjëri. Unë këtu shoh një lojë

Ledjoni: Në fillim të show-t... Kur je aty i dëgjon bisedat, sepse në fillim Egla ende është duke pritur një ballafaqim me Heidin, që nuk ka aradhur kurrë. Ti ke të drejtën tënde që dyshon. Ti thua që përderisa pyetjet e tua nuk marrin një përgjigje ka diçka apo jo?

Juli: Nuk ka dhënë asnjë argument...