FOTO+VIDEO/ Alban Hoxha surprizon Çiljetën, përlotet fermerja, ja dedikimi emocionues i këngëtares për partnerin

Pak  orë para spektaklit një dron ka mbërritur në “Ferma VIP”. Ka qenë Çiljeta fermerja që është surprizuar.

Një dron i ardhur nga partneri i saj ,portieri Alban Hoxha, e ka përlotur këngëtaren.

Në banderolë shkruhej: Çiljeta jemi me ty!

Çiljeta është përlotur dhe e ka kuptuar menjëherë që droni ishte nga partneri i saj, Albani, kjo pasi në sfond u vendos kënga e tyre e preferuar.

FOTO+VIDEO/ Alban Hoxha surprizon Çiljetën, përlotet fermerja,

“Ma ka nisur Albani, se më vendosën këtë këngën. Të dua shumë Albani”, tha Çiljeta.

Fermerja gjithashtu ka dhuruar një moment emocionues duke shprehur dashurinë partnerit të saj.

“Albano ti e di që unë të dua shumë, s’ka nevojë të ta them. Sillu mirë, mbaji çunat afër të dy njëri me tjetrin.

E di që më ndjek dhe fle e zgjohesh me mua. Të dua shumë dhe sillu mirë. Të kam zemrën time dhe dashurinë time më të madhe”, u shpreh Çiljeta.

/vizionplus.tv