Trupat ruse futen në bazën ajrore në Nigeri, nervozohet SHBA
Teksa trupat amerikanë po negociojnë tërheqjen nga Nigeria, zyrtarët e AHBA kanë njoftuar se trupat ruse po dislokohen atje. Shtëpia e bardhë vijon të këmbëngulë se organizatat e dhunshme ekstremiste janë kërcënimi më i madh për stabilitetin e Afrikës
Trupat ruse janë dislokuar në një bazë ajrore në Nigeri ku ndodhen edhe forcat amerikane, thonë zyrtarët e lartë të SHBA.
Lëvizja shihet si shtim i presionit ndaj Shteteve të Bashkuara që po negociojnë tërheqjen nga vendi.
Deri tani, SHBA ka operuar në dy baza drone në Nigeri, që synojnë të kundërshtojnë kryengritësit islamikë në rajon, pas denoncimit të vitit të kaluar për grusht shteti.
Nga ana tjetër, udhëheqësit e juntës i janë drejtuar Rusisë për ndihmë.
Amerika është mbështetur në Nigeri, si bazën e saj kryesore për monitorimin e aktivitetit rajonal xhihadist, pasi aty konsiderohet epiqendra e re globale e grupit të Shtetit Islamik.
Mediat raportojnë se rreth 60 rusë të vendosur në bazën ajrore të aeroportit ndërkombëtar janë trajnerë ushtarakë, dhe po pushtojnë krahun pranë kontigjentit amerikan.
Por Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka minimizuar çdo rrezik për trupat e SHBA.
“Rusët janë në një kompleks të veçantë dhe nuk kanë akses në forcat amerikane apo në pajisjet tona”, u shpreh ai duke theksuar se deri tani nuk sheh ndonjë cështje të rëndësishme.
Dy muaj më parë, Nigeria urdhëroi të gjitha trupat amerikane të largoheshin nga vendi, duke akuzuar SHBA-në për ngritjen e kundërshtimeve për aleatët që vendi kishte zgjedhur.
Kreu i Komandës amerikane në Afrikë ka deklaruar se mbeten të angazhuar si në Nigeri ashtu edhe me Çadin, pasi organizatat e dhunshme ekstremiste janë kërcënimi më i madh për stabilitetin e Afrikës.
Megjithatë, të mërkurën dhjetëra trupa u tërhoqën nga Çadi, pasi udhëheqësit ushtarakë të vendit ngritën shqetësime për praninë e tyre përpara zgjedhjeve të 6 majit.


