Rikthehet ylli i “John Wick”, ja ku do ta shohim Keanu Reeves

Gard Hollinger dhe Keanu Reeves do të luajnë në një seri të re dokumentarësh të quajtur “The Arch Project”.

Bashkëthemeluesit e ARCH Motorcycle do të marrin përsipër projektin e ri “Rock Original”. Në një deklaratë të përbashkët ata thonë: “Qëllimi ynë në krijimin e këtij seriali është të hulumtojmë përgjigjet e pyetjes: “Nga buron kreativiteti dhe zgjuarsia njerëzore?”

Ata më pas shtuan: “Ne kërkuam artistë, novatorë dhe krijues, historitë e të cilëve shpresojmë se do të frymëzojnë shikuesit të gjejnë përgjigje për të ndihmuar në zhbllokimin e krijimtarisë së tyre.”

Hollinger është një projektues dhe prodhues i njohur motoçikletash, ndërsa Reeves është më i njohur për rolet e tij në prodhimet e filmit Matrix, John Wick dhe Bill & Ted.