Llafi i Ramës në veshin e kryeministrit spanjoll, Sanchez nuk jep dorëheqje, edhe pse gruaja akuzohet për korrupsion
Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës, ka njoftuar se do të qëndrojë në detyrë.
Vendimi i Sanchez vjen disa ditë pasi njoftoi papritur se po konsideronte dorëheqjen nga detyra, pasi një gjykatë në Madrid hapi një hetim ndaj bashkëshortes së tij, Begona Gomez.
Hetimi pasoi një ankesë nga grupi i presionit Manos Limpias (Duart e Pastra), i cili ka pasur lidhje në të kaluarën me të djathtën ekstreme të Spanjës.
Në një fjalim mëngjesin e sotëm, Sanchez tha se vendosi të vazhdojë si kryeministër dhe bëri thirrje për një reflektim kolektiv, si dhe pastrimin e atyre që ai i përshkroi si praktika toksike në jetën publike.
Ai i bëri thirrje shoqërisë spanjolle që të bëhet shembull dhe frymëzim për botën.
Në pushtet që nga viti 2018, lideri socialist 52-vjeçar të mërkurën e kaluar pezulloi të gjitha aktivitetet e tij publike pasi një gjykatë e Madridit njoftoi hapjen e këtij hetimi paraprak për “korrupsion” dhe ” ndikim të padrejtë”. Ai e mori vendimin pasi një gjykatë hapi një hetim fillestar ndaj gruas së tij mbi pretendimet për korrupsion.

Z. Sánchez ka këmbëngulur se akuzat janë një fushatë ngacmimi e orkestruar nga mediat e krahut të djathtë.
Akuzat kundër gruas së Sánchez, Begoña Gómez u ngritën kundër saj nga organizata Manos Limpias (Duart e Pastra), e udhëhequr nga një njeri i lidhur me të djathtën ekstreme të quajtur Miguel Bernad.

Megjithatë, të enjten, prokurori publik i Madridit bëri thirrje që hetimi të mbyllej për mungesë provash dhe Manos Limpias gjithashtu pranoi se akuzat mund të ishin të rreme sepse ato bazoheshin në histori të gazetave në internet – njëra prej të cilave tashmë është dëshmuar të jetë e rreme.

