Konflikteve të gjata i vjen fundi, Britney Spears arrin marrëveshje me babain e saj

Konflikteve të gjata të ikonës së popit Britney Spears me të atin duket se i ka ardhur fundi.

Avokati i yllit amerikan, Mathew Rosengart ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje në Gjykatën e Lartë mbi cështjen e kujdestarisë dhe tarifave ligjore.

Ky moment shënon një kthese të rëndësishme për luftën e Britney Spears në kërkim të lirisë së saj, dy vite pasi Jamie Spears nuk ka më të drejta kontrolli mbi të.

Kushtet e marrëveshjes nuk u bënë publike por Rosengart u shpreh se shkoi sic ajo dëshironte, liria e saj tani përfshin që ajo nuk do të ketë më nevojë të marrë pjesë ose të përfshihet në gjykatë ose të ngatërrohet me procedurat ligjore në këtë çështje.

Nga ana tjerët, edhe avokati i babait të këngëtares, pohoi se ai është i emocionuar që gjithcka u mbyll me kaq.

‘Jamie e do shumë vajzën e tij, punoi pa u lodhur për ta mbrojtur atë, dhe do më të mirën për të’ tha Alex Weingarten.

Në vitin 2008, Britney Spears u vendos nën kujdestarinë ligjore e babait të saj, i cili kishte kontroll të plotë mbi financat dhe vendimet mjekësore për të.

Urdhri përfundoi 13 vite më vonë, në nëntor 2021, dhe që atëherë ata kanë vijuar betejën ligjore pasi këngëtarja e akuzon të atin për pagesat e avokatit sjellje të pahijshme në trajtimin e kujdestarisë.

Nga ana tjetër ai i ka mohuar vazhdimisht