VIDEO/ “Më i omli i shtëpisë”- Romeo në lot pas mesazhit të ish-banorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2024, 16:51
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci u surprizuan nga Vëllai I Madh, pasi iu dha mundësia që të lexonin mesazhet e fansave në ‘Big Love’. Një mori mesazhesh nga fansat e jo vetëm, bënë që Romeo të përlotej. Një mesazh nga Lisi, ish-banori i ‘BBV’ ishte ai që preku Romeon.
Në mesazh, Lisi i kërkoi që të mos hiqte dorë nga objektivi, duke nënkuptuar çmimin e madh.
‘O më i omli i shpis. Më shih në sy dhe ki besim te vetja. Mendo objektivin. Ti e di që të do vëllai fort dhe të pres me fitore’- shkruhej në mesazhin e Lisit.
View this post on Instagram
