Rusia “pro” armëve në hapësirë/ Kremlini rrëzoi rezolutën për ndalimin e garës së armatimit në hapësirë
Edhe pse është deklaruar kundër armëve bërthamore në hapësirë, të mërkurën Rusia e rrëzoi me veto rezolutën në OKB që e mbështeste ndalimin e garës
Rusia ka përdorur veton për të rrëzuar një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që u bën thirrje të gjitha vendeve të parandalojnë garën e armatimit në hapësirë.
Dokumenti, i paraqitur nga SHBA-ja dhe Japonia, synonte të riafirmonte një parim të përcaktuar në Traktatin e Hapësirës së Jashtme të vitit 1967.
Amerika ka paralajmëruar se Rusia po zhvillon një armë bërthamore kundër satelitit të bazuar në hapësirë, por Moska zyrtare deklaron se I qëndron marrveshjes ekzistuese.
Drafti I paraqitur të mërkurën, u bëri thirrje vendeve që të mbështesin Traktatin e Hapësirës së Jashtme, sipas të cilit të gjitha palët ranë dakord të mos vendosin në orbitë rreth Tokës asnjë objekt që mbante armë bërthamore ose çfarëdo lloji tjetër të armëve të shkatërrimit në masë.
Nga 15 anëtarët e këshillit, 13 votuan pro, ndërsa Rusia - një nga pesë anëtarët e përhershëm me veto - votoi kundër dhe Kina abstenoi.
Më herët, vetë Presidenti rus Vladimir Putin është deklaruar kategorikisht kundër përdorimit të armëve bërthamore në hapësirë, por votimi në Këshillin e Sigurimit ngre tashmë pikëpyetje të mëdha.
Ndërsa i dërguari i Rusisë në OKB e përshkroi rezolutën amerikano-japoneze si një marifet cinik me motive të fshehura.
Nga ana tjerët, ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield ngriti dyshime pse Kremlini nuk e mbështet rezolutën që afirmon rregullat nëse po i ndjek ato.


