FOTO/ Motra e Megi Pojanit shpreh dëshirën e saj: Roza të më pyesi, unë ta gjuaj...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2024, 16:36
Gjatë "primet" të spektaklit televiziv "BBVA3", zakonisht shumë prej figurave të njohura publike bëjnë reagime të ndryshme nëpërmjet postimeve në rrjetin social "Instagram".
Një ndër to, mbrëmjen e së martës ishte dhe Marsi Pojani, e njohur si motra e moderatores së njohur, Megi Pojanit.
Ajo tha se dëshiron të jetë pjesë e spektaklit televiziv "BBVA3" për një arsye specifike.
"Dua të hyj në BBV, vetëm që kur Roza të pyesë se "çfarë shenje horoskopi je"- ta gjuaj.
Roza ti s'merr vesh fare nga horoskopi. Boll! Nuk është më as në modë", tha ajo.

