Përplasen në ajër helikopterët e marinës malajziane, vdesin të gjithë anëtarët e ekuipazhit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2024, 11:26
Dhjetë persona kanë humbur jetën, pasi dy helikopterë u përplasën në ajër gjatë provave për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë.
Të 10 anëtarët e ekuipazhit ishin në bordin e avionit të përfshirë në aksident, i cili ndodhi në bazën detare Lumut në shtetin perëndimor të Perak në orën 09:32 të mëngjesit me kohën lokale, tha marina.
“Të gjitha viktimat u konfirmuan të vdekur në vendngjarje dhe u dërguan në spitalin e bazës ushtarake Lumut për identifikim”, tha marina.